Këshilla të dobishme

4 mite për gjumin që duhet të ndaloni së besuari

14views

A ju stresojnë dhe përforcojnë pagjumësinë tuaj mitet që njihni?

Keni lexuar pafund artikuj për gjumin dhe si ta siguroni atë, veçanërisht nëse vuani nga pagjumësia e shpeshtë. Por problemi është se ju mund të besoni në mitet që përjetësohen dhe ju bëjnë të besoni se këto janë arsyet pse nuk flini mirë.

Gjumi plotësohet në fundjavë

Janë këto raste që të bëjnë të besosh se dremitjet apo 4 orë shtesë në fundjavë e kompensojnë pagjumësinë e ditëve të javës. Por sipas ekspertëve, gjumi nuk është një llogari bankare nga e cila mund të tërhiqni para sa herë të doni. Fjala kyçe është stabiliteti dhe e njëjta gjë vlen edhe për ditët kur nuk punon.

Një dhomë e ngrohtë ju ndihmon të flini

Edhe pse po flasim kryesisht për netët e dimrit, tre batanijet apo ngrohja ju ndihmojnë të flini në fillim por jo gjatë mbrëmjes. Sipas hulumtimeve, është e nevojshme që dera e dhomës së gjumit të jetë e hapur për të ajrosur siç duhet hapësirën. Dhe në mënyrë ideale, në një temperaturë dhome prej 19 gradë.

Ushtrimi gjatë natës prish gjumin

Një mit klasik ne vazhdojmë ta besojmë. E megjithatë, një studim i vitit 2014 vërteton se nëse ushtrohemi fuqishëm një orë e gjysmë para se të shkojmë në shtrat, gjumi do të vijë më lehtë.

Keni nevojë për më pak gjumë ndërsa rriteni

Mund të duket se të moshuarit nuk kanë nevojë për shumë gjumë, por kjo nuk është e vërtetë. Ajo që është e vërtetë është se kalimi i kohës ndikon në ritmin cirkadian dhe na zgjon më herët, ndërkohë që do të donim të flinim më shumë.

jenny.gr