Këshilla të dobishme

Arsyeja pse zgjohemi para se të bie alarmi

9views

Shkencëtarët japin përgjigje për “misterin” që mundon shumë njerëz dhe që ka të bëjë me zgjimin në mëngjes.

Nëse keni menduar ndonjëherë pse zgjoheni shpesh pak para se të bie alarmi “i bezdisshëm”, ne kemi një lajm për ju. Rezulton se ka një arsye të vërtetë shkencore pas saj.

Së pari, trupi juaj kontrollohet nga një top nervash i njohur si bërthama accumbens, e cila ndodhet në mes të trurit.

Nervat luajnë një rol jetik në kontrollin e presionit të gjakut, temperaturës së trupit dhe më e rëndësishmja për zgjidhjen e këtij misteri shkencor, ndjenjën tuaj të kohës.

Ora juaj trupore i përgjigjet një rutine dhe bëhet më efikase kur shkoni në shtrat në të njëjtën orë çdo natë dhe zgjoheni në të njëjtën orë çdo mëngjes. Në gjithë këtë proces ekziston edhe një proteinë e quajtur PER dhe konsiderohet shumë e rëndësishme sepse rregullon ciklin gjumë-zgjim.

Shkencëtarët thonë se nëse i përmbaheni një orari të qëndrueshëm të gjumit, trupi juaj do të mësojë të përshtatet dhe të rrisë nivelet tuaja PER pak para se të bie alarmi.

Kur nuk jeni zgjuar para orës së ziles, mund të jetë paksa tronditëse dhe për këtë arsye mund të shkaktojë stres në trupin tuaj. Për të shmangur këtë, trupi juaj prodhon PER më herët gjatë natës – kjo është arsyeja pse zgjoheni disa minuta para se të bie alarmi.

gazzetta.gr